Fenerbahce do të ketë brenda gjashtë ditësh dy ndeshje të rëndësishme. Skuadra turke do të luaj ndaj Sturm Graz në kuadër të kualifikimeve për Champions League.
Lajm i mirë për skuadrën është rikthimi i Vedat Muriqit në skuadër pas lëndimit që pësoi javë më parë. Lajmin e ka dhënë trajneri i skuadrës.
“Muriqi dhe Kante do të rikthehen. Që të dy do përfshihen në skuadër për ndeshjen e nesërme” ka thënë Ismail Kartal.
