Ka startuar përballja mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Dy skuadrat e mëdha spanjolle për ballafaqohen në ‘Camp Nou’ në sfidën e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, ndeshje që po transmetohet në RTK.

Përballjet mes katalonasve dhe madrilenëve tradicionalisht karakterizohen nga intensiteti i lartë dhe dramatik deri në minutat e fundit, dhe një ndeshje e ngjashme pritet edhe sonte, me të dy ekipet që synojnë avancimin në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane.