Juventusi e ka nisur sezonin e ri në Serie A me fitore, duke mposhtur Frosinonen 1–0 në transfertë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi mbrojtësi brazilian, Gleison Bremer

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. Sulmuesi kosovar u inkuadrua në pjesën e dytë dhe luajti rreth 25 minuta, duke marrë minutat e para në kampionatin e ri.Me këtë triumf, Juventusi e nis sezonin me tri pikë dhe një fitore të rëndësishme në udhëtim.