Sonte Londra do të jetë epiqendra e boksit për tifozët shqiptarë, teksa Jurgen Uldedaj hyn në një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij, duke luftuar për titullin botëror IBO në kategorinë Cruiserweight ndaj britanikut Austine Nnamdi.
Në një mbrëmje që mund të shënojë kthesën e madhe të karrierës së tij, Uldedaj ngjitet në ring pas viteve të sakrificës, disiplinës dhe fitoreve të ndërtuara me mund, me synimin për të hyrë në elitën e boksit botëror.
Përballë tij qëndron një kundërshtar i fortë dhe i rrezikshëm, por Uldedaj ka dëshmuar vazhdimisht se di të përballojë presionin në netët vendimtare. Pikërisht kjo e bën këtë duel edhe më të zjarrtë, ku çdo raund mund të jetë përcaktues për fatin e titullit.
