Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Jam nga Gjakova, jam nga Kosova – shqiponja ishte përgjigjja ime” – publikohet momenti i kërcimit të Shkëlzen Goqit në Podgoricë

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 13:52
“Jam nga Gjakova, jam nga Kosova – shqiponja ishte përgjigjja ime” – publikohet momenti i kërcimit të Shkëlzen Goqit në Podgoricë

Është publikuar pamja që tregon momentin kur sportisti nga Kosova, Shkëlzen Goqi, bën kërcimin e tij nga “Ura e Vezirovit” në Podgoricë – duke shoqëruar hedhjen me një gjest të njohur për shqiptarët: simbolin e shqiponjës dy-krenare.

Videoja, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, dokumenton qartë çastin kur Goqi bën shenjën me duar para se të hidhet nga lartësia – një gjest që më pas u interpretua si “provokues” nga organizatorët dhe që solli diskualifikimin e tij nga gara tradicionale e kërcimeve në ujë, të mbajtur të dielën në kryeqytetin e Malit të Zi.

Shkëlzen Goqi, një emër i njohur për publikun kosovar dhe i vlerësuar për aftësitë e tij në kërcime ekstreme, është me origjinë nga Gjakova. Ai theksoi se nuk kishte qëllim tjetër përveçse të shprehte përkatësinë e tij kombëtare.

Në një deklaratë për Radio Gjakova, Goqi u shpreh qartë dhe me dinjitet: “Pavarësisht si më prezantuan, unë e di nga vij. Jam nga Gjakova, jam nga Kosova, dhe këtë nuk ma heq askush. Shqiponja ishte përgjigjja ime”.

Diskualifikimi i tij ka nxitur shumë reagime dhe komente mbështetëse në rrjetet sociale, ku qytetarë, sportistë dhe figura publike kanë cilësuar ndëshkimin si i padrejtë dhe politik. Për shumë shqiptarë, gjesti i Goqit nuk është provokim, por shprehje e identitetit kombëtar, e njëjtë me mënyrën se si sportistët shqiptarë e kanë përdorur simbolin e shqiponjës në ngjarje ndërkombëtare.

🇦🇱 Albanian diver from Gjakova, Shkelzen Goqi, was disqualified from a competition in Montenegro 🇲🇪 for the double eagle gesture. Why does the Eagle hand-gesture offend Serbs? 👐🏻👐🏻 His dive was top class though 👏🏻 🦅 pic.twitter.com/a7c4WmoKcY

Sipas mediave malazeze, vendimi për diskualifikim u mor pas reagimeve nga publiku dhe ndërhyrjes së Evald Krniq, fituesit të garës, i cili i kërkoi jurisë përjashtimin e Goqit.

Organizatorët, përmes sekretarit për sport të Podgoricës, Darko Nikçeviq, sqaruan se “rregullat e manifestimit ndalojnë shfaqjen e simboleve politike apo kombëtare”.

Në fund të ditës, Shkëlzen Goqi nuk mori çmim – por mori zemrat dhe respektin e shumë shqiptarëve, të cilët në vend të medaljes, i dhanë mbështetjen dhe solidaritetin e tyre.

Më shumë nga Sport

  • 15:09Edon Zhegrova shpjegon pse qëndroi te Juventusi: Dua të arrij diçka të madhe
  • 23:12Foda: Po e përgatis ekipin për kualifikim në Kampionatin Evropian!
  • 23:11Klopp e arrin fitoren e parë me Gjermaninë, e lodh me lojë Serbinë
  • 22:38Kosova vetëm një pikë përballë Izraelit
  • 22:04Presidenti i Portugalisë në mbështetje të Ronaldos: Nuk mund ta trajtoni kështu