Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Jake Paul përfundon në spital, kështu iu thye nofulla pas goditjes të Joshuar

GD
Gazeta Demos20 dhjetor 2025 në 11:22
Jake Paul përfundon në spital, kështu iu thye nofulla pas goditjes të Joshuar

Jake Paul pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale, dhe nokauti i tij i parë u shkaktua nga Anthony Joshua, i cili i dha fund luftës në Miami në raundin e gjashtë.

Fitorja e Joshuas ndaj Jake Paul nuk u vu në diskutim asnjëherë, as para fillimi të meçit dhe as gjatë meçit. Megjithatë, amerikani e pësoi keq nga goditjet e britanikut.

Pas meçit, Paul ka konfirmuar se nofulla e tij është thyer, por kjo nuk e zmbraps të kthehet përsëri në ring dhe të luftojë për tituj në pesha më të lehta.

“Ndihem mirë, e kalova shumë mirë. E dua këtë sport, i dhashë gjithçka. Anthony Joshua është një luftëtar i shkëlqyer. Ai më mundi, por ky është sporti. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj”, ka thënë fillimisht Paul.

“Kam fituar tashmë në çdo aspekt të jetës sime. Kam një familje dhe një të fejuar të bukur. Ky sport më ka ndihmuar shumë në jetën time. Ndryshe, mendoj se më theu nofullën”, shtoi amerikani dhe më pas pështyu gjak:

“Duhet të më ketë thyer nofullën. Ndeshja ishte e mirë, u munda nga një nga më të mirët e të gjitha kohërave dhe një ditë do të kthehem dhe do të fitoj një titull bote”, përfundoi ish-YouTube-ri.

Drejtoresha ekzekutive e “Most Valuable Promotion”, Nakisa Bidarian, gjithashtu konfirmoi dëmtimin e Paul.

“Ne mendojmë se ai ka një nofull të thyer, por është mirë. Ai bëri një dush, shkoi vetë në spital me makinë. Një nofull e thyer është një dëmtim shumë i zakonshëm në sport, veçanërisht në boks. Koha e rikuperimit është katër deri në gjashtë javë”, tha Bidarian.

View this post on Instagram A post shared by Jake Paul (@jakepaul)

Anthony Joshua

Më shumë nga Sport

  • 23:15Ishin duke humbur, Chelsea rikthen rezultatin dhe fiton thellë ndaj Leedsit
  • 23:00Napoli i Rrahmanit pëson ndaj Arsenalit në UEFA Champions League
  • 22:58Liverpooli e nis mirë sezonin e ri, e mposht Atleticon e Simeones
  • 22:46Odegaard thyen rezistencën e Napolit, Arsenal kalon në epërsi në minutën e 75-të
  • 22:25Shkëlqen Ferran Torres, shënon hat-trick për PSG-në në UEFA Champions League