Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ish-ylli i Francës pritet të rikthehet në futboll si 40-vjeçar, pas dhjetë vitesh si i pensionuar

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 20:05
Ish-ylli i Francës pritet të rikthehet në futboll si 40-vjeçar, pas dhjetë vitesh si i pensionuar

Një ish-yll kult i videolojës FIFA mund të rikthehet nga pensionimi brenda pak ditësh, ndërsa një tjetër tashmë është ribashkuar me klubin ku nisi karrierën.

Ish-sulmuesi i Kolumbisë, Jackson Martinez, i cili mbushi 40 vjeç në fillim të këtij muaji, u rikthye në shtator te klubi i tij i parë, Independiente Medellin, pas gjashtë vjetësh larg futbollit.

Ish-sulmuesi i Portos dhe Atletico Madridit vuante nga probleme kronike me kyçin e këmbës dhe e përfundoi karrierën në fund të vitit 2020.

Megjithatë, ai nuk është emri i vetëm i njohur që po planifikon një rikthim të papritur në futboll.

Ish-mbrojtësi i majtë i Sevillas, Benoit Tremoulinas, e zhvilloi ndeshjen e tij të fundit zyrtare në vitin 2016, në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës kundër Shakhtar Donetskut.

Ai e humbi të gjithë sezonin 2016/17 për shkak të një lëndimi në gju dhe më pas u largua nga Sevilla si lojtar i lirë. Megjithatë, nuk arriti ta rikthente kurrë formën e plotë fizike dhe në vitin 2019 i dha fund karrierës, në moshën vetëm 33-vjeçare.

Tani, në moshën 40-vjeçare, Tremoulinas ka njoftuar synimin për t’u rikthyer te Bordeaux, klubi ku u formua si futbollist dhe ku kaloi 13 vjet si lojtar i akademisë, përpara se të bëhej profesionist në vitin 2007.

Mbrojtësi i majtë zhvilloi mbi 200 paraqitje për klubin francez gjatë një periudhe gjashtëvjeçare dhe ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës që fitoi titullin e Ligue 1 në sezonin 2008/09.

Megjithatë, klubi është përballur me probleme të mëdha financiare gjatë viteve të fundit dhe në vitin 2021 u vendos nën administrim. Edhe pse u gjetën pronarë të rinj, Bordeaux u rrëzua në Ligue 2 në vitin 2022 dhe që atëherë është degraduar administrativisht tri herë të ndara, duke rënë deri në kategorinë e gjashtë të futbollit francez.

Tremoulinas, i cili aktualisht punon si analist futbolli, i ka thënë gazetës “L’Équipe” se po shqyrton mundësinë e një rikthimi të bujshëm për të luajtur me Bordeaux dhe planifikon t’i bashkohet stërvitjeve të ekipit të parë “pas dy javësh”.

Francezi ka shtuar se do të rikthehet në futbollin zyrtar vetëm nëse gjuri i tij arrin t’i përballojë ngarkesat e stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Sa i përket Martinezit, ai po rikthehet në elitën e futbollit kolumbian me Independiente Medellinin, ku do të ribashkohet me disa ish-bashkëlojtarë të tij nga kombëtarja, si Juan Quintero dhe Frank Fabra.

Në një komunikatë të publikuar në shtator, përmes së cilës njoftoi rikthimin e Martinezit, klubi i Medellinit bëri të ditur se kishte nënshkruar me të një kontratë fillestare deri në dhjetor, me mundësi vazhdimi. Ai kishte shënuar 52 gola në 151 paraqitje për klubin nga viti 2004 deri në vitin 2009.

“Jackson rikthehet në shtëpinë ku nisi karrierën e tij profesionale, për t’u ribashkuar me tifozët që festuan golat e tij dhe që e kujtojnë titullin e vitit 2009, një yll që e shënoi përgjithmonë historinë e tij me El Poderoso”, thuhej në komunikatën e klubit.

“Rikthimi i tij përfaqëson shumë më tepër sesa ardhjen e një futbollisti. Është rikthimi i një legjende që la gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë dhe që, pas ndërtimit të një karriere të jashtëzakonshme ndërkombëtare, vesh sërish fanellën e kuqe për të vazhduar të shkruajë historinë e tij me DIM-in.

Mirë se u ktheve në shtëpi, Jackson. Skuadra e kuqe ribashkohet me njërin prej idhujve të saj më të mëdhenj”.

rikthehetfutbollish-ylli

Të ngjashme

Egzoni rikthehet në rrjete me dhimbjen për Laurentin

Egzoni rikthehet në rrjete me dhimbjen për Laurentin

20:02

Më shumë nga Sport

  • 22:42Fisnik Asllaaani gol ndaj Beshiktashit
  • 22:04Penalltia më qesharake që keni parë ndonjëherë
  • 21:07Fitore historike: Hajduk Split e mposht Ajaxin
  • 20:51Granit Xhaka asiston në fitoren e Sunderland në Europa League
  • 20:49Milani “për mësysh”, fiton bindshëm ndaj Salzburgut