Një ekzekutim penalltie është shndërruar në viral në rrjetet sociale, duke u bërë objekt talljeje nga tifozët e futbollit në mbarë botën.
Gjatë ndeshjes mes Mount Pleasant dhe Club Sando, anësori i Mount Pleasant, Trayvone Reid, u shfaq duke vrapuar në stilin “slow-motion” ndërsa i afrohej topit për të ekzekutuar penalltinë.
Megjithatë, kjo taktikë unike nuk i solli aspak sukses. Portieri i Club Sando, Tershorne Ragoo, priti penalltinë me lehtësi të plotë, duke e mbajtur skuadrën nga Trinidadi në lojë. Pamjet e këtij tentimi “qesharak” bënë menjëherë xhiron e rrjetit në platformën X.
