Pas një kohe larg rrjeteve sociale, Egzon Sahiti është rikthyer në rrjetet sociale. Në fokus kanë qenë edhe komentet e ndjekësve, të cilët nuk kanë ngurruar t’i shprehin mbështetjen në këtë periudhë të vështirë.
Një nga komentuesit e ka përshëndetur me fjalët “Mirë se u riktheve”, ndërsa përgjigjja e Egzonit, “Kjo është jeta, miku im”, e shoqëruar me një zemër të thyer, ka tërhequr vëmendjen, shkruan IndeksOnline.
Në një tjetër koment, ai është këshilluar që të vazhdojë përpara dhe të përqendrohet te planet dhe synimet e tij. Egzoni është përgjigjur shkurt: “Allahu e din ma mirë…”.


