Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Identifikohet një nga dhunuesit në stadium: Është ushtar i Vuçiqit, i njohur për dhunë dhe frikësim

GD
Gazeta Demos12 shtator 2025 në 09:37
Identifikohet një nga dhunuesit në stadium: Është ushtar i Vuçiqit, i njohur për dhunë dhe frikësim

Në vend që vëmendja të përqendrohej në analizën e ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë në stadiumin “Marakana”, ajo u zbeh nga një incident i rëndë në tribuna. Mbështetës të presidentit serb Aleksandar Vuçiq sulmuan tifozë që brohorisnin parulla si “Kush nuk kërcen, është çaci” dhe “Pumpaj”.

Sipas raportimeve të portalit Nova.rs, një nga personat më të përfolur gjatë këtij incidenti ishte Milosh Lukovac, një emër tashmë i njohur për publikun rajonal për lidhjet e tij me dhunën dhe aktivitetet në shërbim të regjimit të Vuçiqit.

Lukovac njihet si një nga figurat që shpesh ndodhet në vijën e parë kur duhet “mbrojtur me forcë” figura e presidentit serb. Portali kroat “Gol” ka kujtuar edhe paraqitjen e tij në ngjarjen e arteve marciale “Golden Fight”, mbajtur më 6 prill 2024 në Zagreb, ku u mposht pas vetëm 32 sekondash nga luftëtari kroat Roko Djordjiq.

Miloš Lukovac, jedan od ljudi koji su jurili decu po stadionu jer su spremni i da ubiju svakoga ko je protiv ovog režima za pare i poziciju, ali i mi smo spremni da se branimo, i branićemo se. I ne samo braniti, nego i pobediti. Neki će od nas platiti cenu, ali ćemo vas zgaziti. pic.twitter.com/Lh4gMz4qju

Vëmendje të madhe atëherë kishte marrë fakti që Lukovac hyri në oktagon nën tingujt e himnit malazez “Oj svijetla majska zoro”. Pamjet nga ajo mbrëmje qarkullojnë ende në rrjete sociale dhe përdoren si ilustrim i një debutimi të dështuar të Lukovacit në sportet luftarake.

Përveç Beogradit dhe Zagrebit, emri i tij është përmendur edhe në Riga të Letonisë, ku sipas mediave ai kishte rol për të “qetësuar” zërat kundër regjimit të Partisë Progresive Serbe (SNS).

Ndërsa në stadiumin “Marakana”, ai u shfaq sërish në rolin e dhunuesit – këtë herë ndaj tifozëve në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë. Pamjet e sulmit kanë shkaktuar reagime të ashpra dhe kanë rihapur debatin mbi rolin e njerëzve si Lukovac në rrjetën politike dhe tifozësh që mbështet pushtetin aktual në Serbi. / Vijesti

Më shumë nga Sport

  • 16:56Nuk pati zgjidhje tjetër, portieri brazilian detyrohet të bëjë pritje me kokë
  • 16:52Sulmues milionësh që s’e kishte parë golin që një kohë të gjatë, sot shënoi dy në miqësore
  • 16:38Barcelona merr vendim për të ardhmen e yllit të ekipit
  • 12:40FIFA del zyrtarisht në mbrojte të Infantinos
  • 10:07Messi arrin në Argjentinë për funeralin e babait të tij