Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Harry Kane heroi i Anglisë – “Tre Luanët” fitojnë me rikthim ndaj Kongos dhe kualifikohen tutje në Kupën e Botës

GD
Gazeta Demos1 korrik 2026 në 20:02
Harry Kane heroi i Anglisë – “Tre Luanët” fitojnë me rikthim ndaj Kongos dhe kualifikohen tutje në Kupën e Botës

Anglia ka arritur ta mposht Republikën Demokratike të Kongos me rezultat 2-1, pas një rikthim sensacional në pjesën e dytë, në takimin e vlefshëm për 1/16 e finales në Kupën e Botës.

Ndeshja nisi mirë për kongolezët që realizaun pas vetëm shtatë minutash në rastin e parë të tyre me anë të Cipengas

Pas golit Anglia mori iniciativën dhe kërkoi golin e barazimit. Fillimisht, rrezikoi Jude Bellingham me një goditje me kokë në minutën e 30-të, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Mpasi-Nzau.

Pesë minuta më vonë, Marcus Rashfordi pati një mundësi të artë shënimi por godijta e tij u ndal nga vija e portës nga mbrojtësi i Kongos, Aron Ëan-Bissaka.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Kongo pati rast të artë me Ëissan i cili goditi shtyllën.

Në minutën e 44-të, Harry Kane protestoi u rrëzua në zonë dhe kërkoi penallti, mirëpo i të njëjtit mendim nuk ishin gjyqtari kryesor, por as VAR-i.

Anglia nuk i ndali sulmet dhe pati një tjetër rast të mirë me Bellinghamin, por goditja e tij u ndal sërish nga portieri.

Krejt në fund, portieri Mpasi-Nzau i mohoi golin edhe Harry Kane, i cili goditi mjaft mirë por sërish pa sukses.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, me dominim të Anglisë por kësaj radhe raste u konkretizuan në gola. Por para realizimeve, “Tre Luanët” humbën raste me bollëk.

Marcus Rashford në minutën e 51-të humbi një rast të mirë, ku goditja e tij shkoi jashtë portës.

Kombëtarja angleze u desh të presin deri në minutën e 75-të, kur goladori i skuadrës, Harry Kane barazoi rezultatin në 1-1.

Kurse 11 minuta më vonë, me një eurogol, Harry Kane shënoi golin e dytë personal dhe i dha epërsinë për herë të parë Anglisë sonte.

Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Anglia siguroi fitoren dhe kualifikimin tutje kurse Kongo eliminohet nga Kupa e Botës.

Në 1/8 e finales, Anglia do të përballet me Meksikën

Më shumë nga Sport

  • 20:32Flick flet për transferet e mundshme te Barcelona
  • 20:08Mbi 5 milionë euro, kjo është kontrata që Mirlind Daku e nënshkroi me Spartakun e Moskës
  • 22:26Portieri shqiptar zhgënjen në dy ndeshjet e para në Superligën e Zvicrës
  • 19:30Vrioni debuton me dy gola në Bundesliga të Austrisë
  • 18:12Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës