Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar me një mesazh emocionues pas njoftimit për përfundimin e karrierës ndërkombëtare të Cristiano Ronaldos, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të yllit portugez në futbollin botëror.
Infantino theksoi se pak futbollistë kanë arritur të prekin zemrat e tifozëve në mbarë botën në të njëjtën mënyrë si Ronaldo, karriera e të cilit është karakterizuar nga talenti i jashtzakonshem.
Sipas kreut të FIFA-s, trashëgimia e Ronaldos shkon shumë përtej rekordeve, trofeve dhe golave. Ai ka frymëzuar gjenerata të tëra, ka bashkuar miliona tifozë dhe ka përfaqësuar me krenari Portugalinë në skenat më të mëdha të futbollit ndërkombëtar.
