Paris Saint-Germaini ka konfirmuar dëmtimin e rëndë të sulmuesit Khvicha Kvaratskhelia.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi francez bëri të ditur se futbollisti gjeorgjian ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë, gjatë ndeshjes së zhvilluar ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Sipas PSG-së, Kvaratskhelia do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në ditët në vijim. Ky është një lajm i rëndë për kampionët francezë, pasi dëmtimet e tilla zakonisht kërkojnë disa muaj rikuperim.
