Sipas “Mundo Depoirtivo”, deri në 10 futbollistë të ekipit të parë të Real Madridit mund të largohen këtë verë, në kuadër të një “pastrimi” të madh, pas sezonit të dytë radhazi pa trofe. Ndryshimet dhe largimet do të varen nga trajneri i ri, i cili pritet të jetë José Mourinho.
I pari që kërkohet të largohet është portieri Lunin, pavarësisht paraqitjeve të mira. Klubi synon promovimin e Javi Navarro.
Në mbrojtje, Dani Carvajal dhe David Alaba largohen si lojtarë me kontrata që skadojnë. Rüdiger ka rinovuar edhe një vit.
