Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

FSHF-ja emëron një spanjoll për drejtues të arbitrave

GD
Gazeta Demos14 gusht 2026 në 17:56
FSHF-ja emëron një spanjoll për drejtues të arbitrave

Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur një ekspert spanjoll për të drejtuar Departamentin e Arbitrimit.

FSHF-ja prezantoi të premten Bernardino Gonzalez Vazquezin si drejtorin e ri të këtij departamenti.

Vazquez ka një përvojë të gjatë si arbitër në La Liga dhe si gjyqtar ndërkombëtar, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe poste drejtuese në strukturat e arbitrimit.

Pas emërimit, ai ka theksuar se puna do të jetë çelësi kryesor për zhvillimin e mëtejshëm të arbitrave shqiptarë.

“Çelësi në arbitrim, por edhe në jetë, është puna. Në Spanjë kemi një shprehje: sa më shumë të punosh, aq më me fat je”, ka deklaruar Vazquez.

Ai ka shtuar se synimi i tij është të jetë pranë arbitrave shqiptarë dhe t’i ndihmojë ata në rritjen dhe përmirësimin profesional.

“Mesazhi im për arbitrat shqiptarë është shumë i thjeshtë: unë do të jem njëri prej jush dhe do të bëj më të mirën që ju të rriteni, të përmirësoheni dhe të zhvilloheni”, ka thënë ai.

Emërimi i një eksperti të huaj në krye të arbitrimit nuk është rast i izoluar, pasi edhe federata të tjera kanë ndjekur një qasje të ngjashme.

arbitravefshf-jaspanjoll

Më shumë nga Sport

  • 18:54“Kam humbur paqen time”, Vozinha thotë se nuk është i lumtur me famën që arriti
  • 18:42Rodrygo afër rikthimit nga lëndimi i gjatë, ka nisur të punojë me top
  • 17:34Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë, zbulohet data e seancës
  • 17:33S’i zgjati shumë, Astrit Fazliu dorëhiqet nga pozita e trajnerit të Dinamo Ferizajit
  • 16:40Prishtina e fortë edhe me juniorë, fiton bindshëm ndaj Ferizajt dhe merr kreun e tabelës