FIFA po planifikon një ndryshim të madh për finalen e ardhshme të Kupës së Botës, pasi pushimi mes pjesëve pritet të zgjasë dukshëm më shumë se 15 minutat tradicionale.
Sipas raportimit të “The Athletic FC”, ky skenar tashmë është testuar në finalen e FIFA Club World Cup mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain, ku pushimi i pjesës së parë zgjati plot 24 minuta.
Ky vendim i FIFA-s pritet të shkaktojë debat të madh në botën e futbollit, sidomos për ndikimin që mund të ketë te lojtarët. Futbollistët janë mësuar gjatë gjithë karrierës së tyre me një ritëm të caktuar fizik dhe mental, ku pushimi standard prej 15 minutash konsiderohet pjesë esenciale e përgatitjes dhe rikthimit në lojë.
