Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

FIFA ndalon fanelat e Egjiptit, i kërkon që të ndryshojë ngjyrën e numrave dhe heqjen e yjeve

GD
Gazeta Demos13 qershor 2026 në 20:57
FIFA ndalon fanelat e Egjiptit, i kërkon që të ndryshojë ngjyrën e numrave dhe heqjen e yjeve

Botërori 2026 sapo ka filluar dhe polemikat janë të pafund. E fundit në listë është ajo mes Egjiptit dhe FIFA. Qeveria e futbollit botëror i ka komunikuar kombëtares nga vendi afrikan që të bëjë ndryshime në uniformat e futbollistëve pasi nuk i plotësojnë normat e turneut.

Egjiptit i kërkohen 2 modifikime; heqja e yjeve nga logoja dhe ndryshimi i ngjyrës së numrave të futbollistëve në fanela.

Egjipti ka në logon e tij 7 yje ku secili prej tyre i korrespondon një titulli në Kupën e Kombeve të Afrikës, kompeticioni më i rëndësishëm i kontinentit. ‘Faraonët’ kanë qenë kampionë në edicionet 1957, 1959, 1986, 1998, 2006, 2008 dhe 2010 dhe janë skuadra që e ka fituar më shpesh këtë trofe. Por FIFA i komunikoi se nuk mund t’i mbajë yjet në fanelë në Botëror dhe se vetëm vendet që e kanë fituar trofeun mund t’i mbajnë yjet.

Po kështu Egjipti duhet të modifikojë edhe një tjetër aspekt të fanelës. Uniformat kanë një dizenjo të numrave me ngjyrë të artë dhe kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur kështu. Prej vitesh kombëtarja e Egjiptit i ka mbajtur numrat me këtë ngjyrë.

Por FIFA u shfaq strikte pasi dallueshmëria e numrave është shumë e rëndësishme për transmetimet televizive. Qeveria e futbollit botëror i ka kërkuar Federatës Egjiptiane që numrat e fanelave të jenë të bardha për të bërë më të lehtë dallimin e ngjyrave

KUPA E BOTES

Më shumë nga Sport

  • 23:43Zyrtare: Uldedaj zbulon kundërshtarin, rrahet në mes të Tiranës për titullin IBO
  • 22:11KB Peja “shkatërrohet” nga skuadra rumune në FIBA Europe Cup
  • 21:04Kosovë vs Austri, dalin në shitje biletat
  • 21:01Çfarë do të ndodhë me Xhakën? Përzgjedhësi i Zvicrës jep sinjalet e para për të ardhmen e yllit shqiptar
  • 19:55Ronaldo: Disa duan të më “vrasin”, por u duhet pushka – kam dy ëndrra para se të pensionohem