Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Fabrizio Romano: Edon Zhegrova jashtë skuadrës së Juventusit, Al-Ittihad e fut në listën e transferimeve

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 16:05
Fabrizio Romano: Edon Zhegrova jashtë skuadrës së Juventusit, Al-Ittihad e fut në listën e transferimeve

Edon Zhegrova nuk është përfshirë në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e sotme për shkak të problemeve fizike, por emri i yllit kosovar vazhdon të jetë një nga ata që duhet ndjekur me kujdes në ditët e fundit të merkatos.

Këtë e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili raporton se për Zhegrovën ka shfaqur interes Al-Ittihad nga Arabia Saudite.

Sipas Romanos, klubi saudit është në kërkim të një zëvendësuesi për Moussa Diaby dhe Zhegrova është përfshirë në listën e kandidatëve të mundshëm.

Në të njëjtën listë ndodhet edhe reprezentuesi japonez Ritsu Dōan, si dhe dy futbollistë të tjerë që po shqyrtohen nga drejtuesit e Al-Ittihad.

“Edon Zhegrova nuk është në skuadrën e Juventusit sot për shkak të problemeve fizike, por mbetet një emër për t’u ndjekur në merkato. Al-Ittihad e ka përfshirë atë, së bashku me Ritsu Dōan dhe dy lojtarë të tjerë, në listën për zëvendësimin e Moussa Diaby”, raporton Romano.

Për momentin nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të arritur, por për interesim konkret dhe përfshirjen e Zhegrovës mes alternativave që Al-Ittihad po shqyrton.

Ditët e fundit të afatit kalimtar pritet të tregojnë nëse interesimi i klubit saudit do të shndërrohet në ofertë konkrete për reprezentuesin e Kosovës.

al-ittihadzhegrovaromano

Më shumë nga Sport

  • 23:04Reali, mbret i romakëve
  • 23:02City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës
  • 21:45PSG-ja po e “shkel” Cityn, shënohet edhe goli i tretë
  • 21:31PSG me dy gola të shpejt në “Etihad”
  • 20:06Seferi në top-formë, shënon gol për Kayserisporin në Turqi