Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Edon Zhegrova drejt largimit? Tri klubet e mëdha në garë për yllin e Kosovës

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 17:55
Edon Zhegrova drejt largimit? Tri klubet e mëdha në garë për yllin e Kosovës

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi anësori i Kombëtares së Kosovës po shqyrton mundësinë e një aventure të re për të siguruar më shumë minuta në fushën e lojës.

Sipas raportimeve, 27-vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirën që po merr në Torino dhe një largim i mundshëm do t'i mundësonte atij të rikthehej në një rol më të rëndësishëm, ndërsa Juventusi do të përfitonte financiarisht për të investuar në përforcime të tjera.

Një prej klubeve të interesuara për shërbimet e tij është Monaco, që po kërkon një anësor ofensiv për skemën 4-2-3-1 të trajnerit Filipe Luis.

Një tjetër destinacion i mundshëm është Al Ittihad, klub që kishte tentuar ta transferonte Zhegrovën edhe gjatë afatit kalimtar të verës. Ndërkohë, zërat për një kalim të mundshëm te Besiktasi deri më tani nuk kanë marrë konfirmime të rëndësishme.

Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator të vitit 2025, kur u transferua nga Lille për një shumë që raportohet të ketë qenë 15.5 milionë euro.

Kontrata e tij me gjigantin italian është e vlefshme deri në vitin 2030, ndërsa vlera e tij aktuale në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet në 10 milionë euro.

Megjithatë, në shtator të vitit 2026 ishte raportuar se Juventusi kërkonte të paktën 15 milionë euro për ta lejuar largimin e tij.

Zhegrova ka zhvilluar 51 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, duke realizuar gjashtë gola, ndërsa janari mund të sjellë një kapitull të ri në karrierën e tij

zhegrovakosovësedon

Të ngjashme

BE kërkon “nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit” për serbët e Kosovës, sipas marrëveshjes Kurti-Vuçiq

BE kërkon “nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit” për serbët e Kosovës, sipas marrëveshjes Kurti-Vuçiq

17:10
Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

12:23
Zhegrova largohet nga grumbullimi, kjo është arsyeja

Zhegrova largohet nga grumbullimi, kjo është arsyeja

10:05
Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

08:32

Më shumë nga Sport

  • 17:0911-shja startuese e Shqipërisë, për ndeshjen ndaj Bjellorusisë
  • 16:07Hugo Lloris shkruan historinë, bëhet francezi i parë me shifër rekorde
  • 16:06Muçi nuk luan ndaj Bjellorusisë, humbje e madhe për Shqipërinë
  • 14:45Rodri mund të rikthehet ndaj Atlético Madridit
  • 12:24Arda Güler me statistika fantastike, pavarësisht rezultateve negative të Turqisë