Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Eden Hazard pas futbollit: Jeta shkon shpejt, tani jam një taksist për familjarët!

GD
Gazeta Demos16 shkurt 2026 në 16:10
Eden Hazard pas futbollit: Jeta shkon shpejt, tani jam një taksist për familjarët!

Ish-ylli belg Eden Hazard ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe emocional për jetën e tij pas futbollit, duke reflektuar mbi kalimin e kohës, sakrificat e karrierës dhe rolin e ri si baba dhe familjar i përkushtuar.

“Jeta kalon shumë shpejt, sidomos në futboll. Dje isha 19 vjeç, sot jam 35. Duhet ta shijosh, jo vetëm futbollin, por çdo gjë në jetë,” u shpreh Hazard, duke nënvizuar se karriera sportive është intensive dhe kalimtare.

Ish-sulmuesi theksoi se familja ka qenë gjithmonë mbështetja e tij më e madhe, sidomos në momentet e vështira. Sipas tij, ndonëse futbolli i dha famë dhe suksese, ritmi i jetës si profesionist shpesh e mbante larg njerëzve më të dashur.

“Familja është ajo që të mban. Jeta ime është e thjeshtë: rri në shtëpi dhe shijoj gjërat e vogla me gruan, fëmijët dhe vëllezërit e mi. Kur luan, udhëton vazhdimisht, por kur ndalon, më në fund ke kohë për ta, pa stres,” theksoi ai.

Hazard, tashmë baba i pesë fëmijëve, e përshkruan me humor rolin e tij të ri në përditshmëri. “Në këtë moment, jam më shumë shofer taksie sesa futbollist, por është në rregull,” shtoi ai me buzëqeshje

Eden Hazard

Më shumë nga Sport

  • 23:21Ndalet përpak ndeshja Maqedoni e Veriut-Skoci, në fushë hyn një qen
  • 23:06S’ka që e ndal këtë Spanjë, fitojnë edhe ndaj Çekisë
  • 23:05Maqedonia e Veriut s’di çka është fitorja, mposhten edhe nga Skocia
  • 21:53Modric: Hera e parë që më erdhi marre që vesha fanellën kroate
  • 21:52Pas Superkupës, Bashkimi e “çmonton” Trepçën edhe në Superligën e basketbollit