Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se karriera e tij futbollistike mund të jetë pranë fundit.

Në një intervistë për “Vogue”, ylli portugez është shprehur: “Ndoshta ky është viti im i fundit në futboll dhe dua të lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme.”

Deklarata e 41-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e madhe të tifozëve, pasi Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në nivele të larta, pavarësisht moshës