Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Cristiano Ronaldo largohet nga kampi i Portugalisë, vetëm disa orë pasi trajneri tha se nuk ka asnjë problem mes tyre

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 19:24
Cristiano Ronaldo largohet nga kampi i Portugalisë, vetëm disa orë pasi trajneri tha se nuk ka asnjë problem mes tyre

Cristiano Ronaldo është larguar papritur nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë në Danimarkë, vetëm pak orë pasi trajneri Jorge Jesus kishte deklaruar se mes tyre nuk kishte asnjë problem.

Sipas raportimeve të fundit, kapiteni dhe një prej figurave më të mëdha në historinë e futbollit portugez do të udhëtojë me avionin e tij privat drejt Madridit.

Largimi i Ronaldos vjen në një moment të papritur dhe mund të shënojë fundin e aventurës së tij me Portugalinë, pasi skuadra kishte ende dy ndeshje për të zhvilluar në këtë grumbullim të Ligës së Kombeve.Situata është përshpejtuar vetëm pak minuta pasi Jorge Jesus, trajneri aktual i Portugalisë dhe ish-trajneri i Ronaldos te Al Nassr, me të cilin fitoi kampionatin saudit, kishte insistuar se nuk kishte asnjë problem me kapitenin.

Madje, Jesus kishte deklaruar se Ronaldo do të stërvitej të mërkurën në Kopenhagë.

“Dje ai nuk refuzoi të stërvitej. Francisco Conceição nuk u stërvit për shkak të dëmtimit, as João Félix, sepse po përpiqeshim të lehtësonim lodhjen, ndërsa Cristiano Ronaldo bëri punë në palestër. Ai do të stërvitet sot. Është dita e katërt, kështu që do të stërvitet”, kishte deklaruar Jesus.

Ronaldo u largua nga stadiumi “Parken” me një furgon të zi të Federatës Portugeze të Futbollit.

Jorge Jesus kishte konfirmuar gjithashtu se të martën në mbrëmje kishte zhvilluar një takim me Ronaldon, duke thënë se situata ishte zgjidhur para darkës.

Megjithatë, trajneri portugez kishte bërë të qartë edhe qëndrimin e tij për autoritetin brenda ekipit.

“Unë mund të premtoj çfarë të dua. Unë jam trajneri. I thashë lojtarit se nuk do të luante. Do ta vendos në stol. Nëse kam nevojë për të për 30 minuta, do të luajë; nëse jo, nuk do të luajë”, kishte deklaruar Jesus.

“Asnjë lojtar nuk do të më bëjë ta ndryshoj mendimin tim. As ai, as askush tjetër në futboll. Asnjë president. Kurrë, absolutisht askush”, kishte shtuar trajneri.

Tash, pas largimit të papritur të Ronaldos nga grumbullimi, situata ka marrë një tjetër dimension dhe mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë vërtet fundi i aventurës së 41-vjeçarit me Kombëtaren e Portugalisë

kishteronaldopasi

Të ngjashme

I hyri lopa në oborrin e Gjykatës, raportohet se është arrestuar një bari nga Hajvalia

I hyri lopa në oborrin e Gjykatës, raportohet se është arrestuar një bari nga Hajvalia

12:00
Dyshohet se vrau një person dhe ia fshehu trupin në gropë në vitin 2025, ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit në Lipjan

Dyshohet se vrau një person dhe ia fshehu trupin në gropë në vitin 2025, ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit në Lipjan

17:47

Më shumë nga Sport

  • 10:05Zhegrova largohet nga grumbullimi, kjo është arsyeja
  • 09:09Kuqezinjve u mjafton barazimi ndaj Bjellorusisë për t’u ngjitur në Ligën B
  • 08:40Jorge Jesus për Cristiano Ronaldon:E vetmja gjë që mungon është prania e tij këtu, për të më bërë shoqëri
  • 08:29Humbja më e thellë në shtëpi në historinë 105-vjeçare të Portugalisë
  • 08:21Tetë përballje interesante sonte: Shqipëria kërkon fitore, vëmendja te Spanjë-Angli dhe Belgjikë-Itali