Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Duka feston ditëlindjen mes drejtuesve të futbollit europian, Ceferin i dhuron një top

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 22:44
Duka feston ditëlindjen mes drejtuesve të futbollit europian, Ceferin i dhuron një top

Një darkë festive mes miqsh u kthye në një moment simbolik për Armand Dukën, i cili festoi ditëlindjen i rrethuar nga figura të rëndësishme të futbollit europian.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, Armand Duka, ka festuar ditëlindjen në një atmosferë të veçantë, ku të pranishëm ishin drejtues dhe figura të njohura të qeverisjes së futbollit kontinental.

Momenti më i veçantë i mbrëmjes ishte gjesti i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin. Në një video nga festa, kreu i UEFA-s shihet teksa ngrihet personalisht për t’i dorëzuar Dukës një dhuratë simbolike: një top futbolli, që duket se mban edhe firmat e kolegëve të Komitetit Ekzekutiv.

Gjesti u prit me duartrokitje dhe urime nga të pranishmit, ndërsa në sallë dëgjohen thirrjet “Bravo Armand!”.

Duka, i emocionuar nga surpriza, e priti dhuratën duke vendosur dorën në zemër në shenjë falënderimi. Më pas, ai ngriti topin lart për t’ua treguar të pranishmëve, përpara se të shkëmbente një përqafim të ngrohtë me Čeferinin.

VIDEO

futbollitdukaditëlindjen

Më shumë nga Sport

  • 22:49Kosova përfundon përgatitjet para ndeshjes me Austrinë
  • 22:44Haaland flet për situatën te City
  • 21:59Policia në alarm para Liverpool – Manchester City, frikë për sulm ndaj autobusit të mysafirëve
  • 21:13Toni Kroos po rikthehet në fushën e gjelbër, tani si trajner
  • 20:44Tre nga Reali, dy nga Barcelona – këta janë futbollistët më të shtrenjtë në botë