Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka shprehur gëzimin e tij pasi mposhtën Bayern Munichun në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 6-5, duke siguruar një vend në finale për të dytin sezon radhazi.
PSG siguroi finalen e madhe të Ligës së Kampionëve këtë sezon duke eliminuar Bavarezët në gjysmëfinale dhe do të ndeshen me Arsenalin për trofeun e më të mirit në Evropë.
“Është madhështore. Dy finale radhazi, tani duam të shkojmë atje dhe të marrim atë yllin e dytë. Është madhështore. Fola me lojtarët. U thashë atyre se nuk kemi vetëm lojtarë, kemi edhe luftëtarë”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.
“Sot, të gjithë luajtën për ekipin, të gjithë ishin të fortë. Ne erdhëm këtu për të fituar. Kemi respekt të madh për Bayernin, i cili është një ekip i shkëlqyer, që ka lojtarë të shkëlqyer. Ata janë një nga ekipet më të mira”.
