Drita po kalon momentet më të mira në kampionat dhe tashmë ka në shënjestër edhe Prishtinën, duel i cili fillon nesër nga ora 13:00.
Skuadra gjilanase po shkëlqen në Superligën e Kosovës, duke regjistruar katër fitore radhazi
Në anën tjetër, Prishtina do të synojë të vazhdojë drejt motivimit tutje për të ardhmen e ekipit, ku menjëherë pas liderit të kreut Malishevës, zë pozitën e dytë në tabelë!
Bardhekaltrit kanë regjistruar rezultate pozitive në disa nga ndeshjet e fundit, por humbja 0-3 nga Drita vazhdon të jetë një rezultat që skuadra kryeqytetase dëshiron ta lërë pas.




