Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Cristiano Ronaldo reagon pasi Kylian Mbappe ia barazoi rekordin e famshëm te Real Madridi

GD
Gazeta Demos21 dhjetor 2025 në 17:40
Cristiano Ronaldo reagon pasi Kylian Mbappe ia barazoi rekordin e famshëm te Real Madridi

Cristiano Ronaldo nuk nguroi ta lavdërojë Kylian Mbappe pas paraqitjes së jashtëzakonshme të francezit, i cili barazoi rekordin e tij historik për numrin më të madh të golave të shënuar në një vit kalendarik me fanellën e Real Madridit.

Mbappe hyri në përballjen e së shtunës ndaj Sevillas duke pasur nevojë vetëm për një gol për të arritur kuotën e 59 golave për Madridin gjatë vitit 2025, shifër kjo që përkon me rekordin absolut të Ronaldos dhe njëkohësisht numrin më të lartë të golave të shënuar nga një lojtar i vetëm në një vit në historinë e klubit.

Sulmuesi francez u detyrua të priste deri në minutën e 86-të për të realizuar golin vendimtar nga pika e bardhë e penalltisë. Menjëherë pas golit, Mbappe e shfaqi hapur emocionin e tij, duke festuar me celebrimin e famshëm “siu” të Cristiano Ronaldos, gjest që u prit me entuziazëm nga tifozët në “Santiago Bernabeu”, transmeton telegrafi.

Pas ndeshjes, Mbappe ia dedikoi golin idhullit të tij, duke e theksuar edhe në rrjetet sociale, ku publikoi fotografi nga festa e golit së bashku me një imazh nga fëmijëria, kur kishte takuar Ronaldon për herë të parë.

“Besoni në ëndrrat tuaja. Respekt i madh për Cristianon”.

Nën këtë postim, vetë Cristiano Ronaldo reagoi duke e përgëzuar Mbappen, duke përdorur simbole që shprehnin duartrokitje dhe zjarr, si shenjë vlerësimi për arritjen e sulmuesit francez, i cili tashmë ka hyrë në histori të klubit madrile

cr

Më shumë nga Sport

  • 08:46Mourinho zbulon arsyen pse në vitin 2013 refuzoi Manchester Unitedin për Chelsean
  • 21:50Arteta e jep lajmin e gëzueshëm për tifozët e Arsenalit, pritet edhe një nënshkrim i ri pas Brunos
  • 16:56Nuk pati zgjidhje tjetër, portieri brazilian detyrohet të bëjë pritje me kokë
  • 16:52Sulmues milionësh që s’e kishte parë golin që një kohë të gjatë, sot shënoi dy në miqësore
  • 16:38Barcelona merr vendim për të ardhmen e yllit të ekipit