Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Çka tha Trump para finales?

GD
Gazeta Demos19 korrik 2026 në 19:44
Çka tha Trump para finales?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndarë vlerësimin e tij për Lionel Messin në prag të finales së Kupës së Botës, duke e cilësuar argjentinasin si një futbollist të jashtëzakonshëm dhe faktor vendimtar për ekipin e tij.

I pyetur për parashikimin e finales, Trump u ndal fillimisht te një nga asistimet e Messit, duke shpjeguar se ajo e bën të vështirë të parashikosh humbjen e Argjentinës, shkruan Indeksonline

“Është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit. E pashë atë pasim… ose më mirë ta quajmë pasim vendimtar. Ishte absolutisht perfekt.”

Trump theksoi se, ndonëse edhe bashkëlojtari i Messit tregoi cilësi të mëdha për ta konkretizuar aksionin me kokë, merita kryesore i takonte argjentinasit për mënyrën se si e ndërtoi rastin.

“Sigurisht që edhe bashkëlojtari i tij duhet të ketë talent të madh për ta goditur topin me kokë në atë shpejtësi, por vetë pasimi ishte perfekt. Nëse ekzistonte një vend ideal ku duhej të mbërrinte topi, Messi e vendosi pikërisht aty.”

Presidenti amerikan shtoi se e kishte ndjekur me vëmendje edhe gjithë aksionin që i parapriu asistimit, duke mbetur i impresionuar nga lëvizjet e Messit.

“Pashë edhe mënyrën se si e kaloi mbrojtësin. Ishte i markuar ngushtë, pastaj papritur mbeti i lirë dhe e luajti topin në mënyrë mjeshtërore.”

Në fund, Trump përsëriti bindjen e tij se është shumë e vështirë të parashikosh një humbje të Argjentinës kur në fushë është Lionel Messi

Më shumë nga Sport

  • 18:23Reagon Barcelona për vdekjen e babait të Messit
  • 18:18Bëri shqiponjën në mes të Beogradit, rrëfimi i luftëtarit shqiptar të UFC
  • 16:49Barcelona gjen zëvendësuesin e Araujos, synon transferimin e kampionit të botës
  • 16:48Ish-ylli i Liverpoolit ribashkohet me Salahun te Trabzonspori, por do të ketë pagë më të madhe
  • 16:15PSG arrin marrëveshje personale me yllin e Barcelonës