Manchester City ka triumfuar me rezultat bindës 0-3 ndaj Liverpoolit në “Anfield”, në kuadër të javës së gjashtë të Premier League.
Erling Haaland në minutën e 65-të, Jeremy Doku në të 68-tën dhe Rayan Cherki në minutën e 78-të realizuan golat e fitores për skuadrën e Manchester Cityt
Liverpooli e pati edhe më të vështirë përballjen pasi mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të mesfushorit Ryan Gravenberch, duke e komplikuar edhe më shumë situatën për skuadrën vendase.


