Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Barcelona “thyen bankën” – realizon transferimin më të shtrenjtë në histori

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 19:25
Barcelona “thyen bankën” – realizon transferimin më të shtrenjtë në histori

Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmueses braziliane Kerolin Nicoli, e cila ka nënshkruar kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2030, njoftoi klubi katalunas të martën.

Barcelona ka paguar 1.2 milion euro, plus bonuse, për transferimin e 26-vjeçares, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e ekipit të femrave të klubit.

E lindur në Sao Paulo, Kerolin Nicoli konsiderohet një nga futbollistet më të spikatura në arenën ndërkombëtare. Barça theksoi në njoftimin e saj se braziliania është një lojtare e aftë të bëjë diferencën në fazën sulmuese falë aftësisë së saj në situatat një kundër një, shpejtësisë dhe instinktit për gol.

“Nënshkrimi i Kerolin Nicolit është një tjetër dëshmi e ambicies së FC Barcelonës. Klubi vazhdon të investojë për të bashkuar futbollistet më të mira në skenën ndërkombëtare, me synimin për të mbetur në majën e futbollit botëror dhe për të vazhduar rrugën e suksesit”, thuhet në deklaratën e klubit.

Operacioni për transferimin e saj nisi disa javë më parë, pasi Barcelona mori konfirmimin për largimin e sulmueses Salma Paralluelo, e cila firmosi me OL Lyoness, si dhe pasi siguroi hapësirën e nevojshme financiare për të realizuar një transferim të madh.

Përveç Paralluelos, Barcelona ka humbur edhe një tjetër emër të madh në repartin ofensiv, fituesen e Topit të Artë Alexia Putellas, e cila iu bashkua London City. Gjithashtu, nga klubi janë larguar edhe mbrojtëset Mapi León, që firmosi me London City, dhe Ona Batlle, e cila u transferua te Arsenali.

barcelonatransferiminshtrenjtë

Më shumë nga Sport

  • 10:43Hallgrimsson vlerëson kombëtaren e Kosovës: Është një ekip jashtëzakonisht i mirë dhe i zhvilluar
  • 10:08Federata irlandeze këshillon tifozët: Prishtina qytet përgjithësisht i sigurt, kujdes me flamujt
  • 07:40Kosova dhe Irlanda, aktivitetet zyrtare një ditë para ndeshjes
  • 23:14Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani
  • 22:29Juventusi gati të rikthejë ish-portierin e tyre pas lëndimit të Grabaras