Një superderbi zhvillohet sonte në Madrid, ku Atletico Madrid e pret Barcelonën në kuadër të javës së 12-të të La Ligës.
Barcelona kryeson tabelën me 30 pikë, vetëm dy më shumë se Atletico Madridi, që renditet në pozitën e dytë.
Skuadra e Diego Simeones vjen në këtë takim pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat dhe synon triumfin që do ta ngjiste në krye të tabelës.
Në anën tjetër, Barcelona e Hansi Flickut po kalon formë të shkëlqyer, pasi ka realizuar 46 gola në 11 ndeshjet e para të kampionatit.
Katalunasit vijnë pas fitores 6:1 ndaj Alavesit dhe synojnë ta ruajnë pozitën e parë.
Një tjetër motivim për Simeonen është mundësia për t’u bërë trajneri i parë në histori të La Ligës me 345 fitore në këtë garë.
