Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Barcelona reagon ashpër nëpërmjet një komunikate, kërkon hetim nga UEFA

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 19:51
Barcelona reagon ashpër nëpërmjet një komunikate, kërkon hetim nga UEFA

Barcelona ka njoftuar se ka paraqitur një ankesë zyrtare pranë UEFA lidhur me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e parë të çerekfinales së UEFA Champions League kundër Atlético de Madrid.

\Sipas komunikatës së klubit katalanas, shërbimet juridike të Barcelonës e konsiderojnë se gjatë kësaj ndeshjeje ka pasur një vendimmarrje arbitrare në kundërshtim me rregulloren aktuale, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e lojës dhe rezultatin përfundimtar.

Në qendër të ankesës është një episod i minutës së 54-të, kur, sipas Barcelonës, një lojtar i ekipit kundërshtar ka prekur topin me dorë brenda zonës pas rifillimit të rregullt të lojës, pa u akorduar penalltia përkatëse.

Klubi pretendon se kjo situatë përbën një gabim të rëndë, i cili rëndohet edhe më shumë nga mosndërhyrja e sistemit VAR.

Si pjesë e kërkesës së saj, Barcelona ka kërkuar hapjen e një hetimi të plotë mbi rastin, qasje në komunikimet e arbitrave gjatë ndeshjes, si dhe nëse konstatohen shkelje, njohjen zyrtare të gabimeve dhe marrjen e masave përkatëse.Sipas tyre, në edicionet e fundit të Champions League, vendime të ngjashme arbitrare kanë dëmtuar vazhdimisht ekipin, duke krijuar një disavantazh të dukshëm krahasuar me klubet e tjera dhe duke penguar konkurrencën e barabartë në arenën evropiane.

Fcb

Të ngjashme

Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës

Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës

18:12

Më shumë nga Sport

  • 20:32Flick flet për transferet e mundshme te Barcelona
  • 20:08Mbi 5 milionë euro, kjo është kontrata që Mirlind Daku e nënshkroi me Spartakun e Moskës
  • 22:26Portieri shqiptar zhgënjen në dy ndeshjet e para në Superligën e Zvicrës
  • 19:30Vrioni debuton me dy gola në Bundesliga të Austrisë
  • 18:06Çfarë ndodhi me Mirlind Dakun? Futbollisti shpërthen në lot