Çështja e bakshisheve në SHBA është shndërruar në një hall për tifozët. Shumë prej tyre kanë folur për rrjetin BBC duke shfaqur pakënaqësinë e tyre për faktin se janë të detyruar të lënë bakshishe në baret dhe restorantet amerikane.
Të intervistuar nga televizioni britanik, disa tifozë deklaruan se janë të frustruar nga ideja që duhet të shtojnë edhe 20% si bakshish në faturën që edhe pa të është e kushtueshme.
