Ilir Morina, babai i futbollistit të ndjerë Erjon Morina, ka reaguar me fjalë prekëse pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të ri, Fatjon Bunjakut.
Ai kujtoi fatin e ngjashëm të djalit të tij, Erjonit, duke theksuar se të dy u larguan shumë herët, në moshën kur ëndrrat sapo kishin filluar të merrnin formë në fushën e futbollit.
Në këto momente të rënda, ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku, duke u lutur që Fatjoni dhe Erjoni të prehen në paqe në amshim.
