Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Arlind Sadiku i vetëm përballë 10 mijë tifozëve serbë, e bëri shqiponjën dhe del triumfues”

GD
Gazeta Demos8 tetor 2025 në 17:39
“Arlind Sadiku i vetëm përballë 10 mijë tifozëve serbë, e bëri shqiponjën dhe del triumfues”

Mediat nga Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina e Serbia kanë raportuar për urdhër arrestin që Serbia ka lëshuar ndaj gazetarit të njohur dhe Drejtorit të Sportit në Art Motion, Arlind Sadikut.

Media në BeH, SportSport.ba, thotë se Sadiku u gjend i vetëm përballë 10 mijë tifozëve serbë, por në fund, ai doli triumfues.

“Ai qëndronte vetëm përballë 10,000 tifozëve serbë. Në fund, ai doli fitues… Arlind Sadiku nuk mund të shkojë në Leskovc për shkak të urdhrit të arrestit”, shkruan media boshnjake SportSport.ba.

Portali kroat index.hr raporton për ndalesën e autoriteteve serbe ndaj Sadikut duke i pamundësuar gazetarit raportimin për ndeshjen e së shtunës së kombëtares shqiptare ndaj asaj serbe në Leskovc. Tutje në artikullin e medias kroate theksohet ngjarja në Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, ku Arlind Sadiku kishte bërë shqiponjën përballë dhjetëra mijërave tifozëve serbë që këndonin “Kosova është zemra e Serbisë”.

Ndërkaq, edhe në Serbi kanë shkruar për këtë zhvillim. Ka qenë mediumi “Kurir” që e ka quajtur Sadikun “provokator” vetëm se ka kërkuar të kryejë detyrën e tij profesionale për të raportuar nga Leskovci.

“U përpoqa përmes institucioneve në Serbi, si dhe përmes kontakteve të tjera, por në Serbi ekziston një urdhër arresti kundër meje dhe nuk do të mund të udhëtoj”, citohet deklarata e Sadikut nga “Kurir”.

Raportimi i medias serbe përmbyllet me deklaratën e Arlind Sadikut në verën e vitit 2024 kur iu kishte hequr akreditimi nga UEFA për shqiponjën e bërë në Gelsenkirchen.

“Festimi me simbolin e shqiponjës nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë vepër penale! Nuk kam ofenduar apo provokuar askënd. Thjesht jam krenar për simbolin që na përfaqëson. Jam krenar që jam shqiptar dhe nuk kam frikë ta them këtë edhe nëse e gjithë bota ngrihet kundër meje. Është një precedent i rrezikshëm nëse ky vendim pranohet nga shqiptarët dhe institucionet shtetërore, sepse hap një kapitull të ri”.

“Nuk ka rëndësi nëse jam pezulluar apo jo, karriera ime është e vogël. Kjo nuk është humbja e Arlind Sadikut, as humbja e një gazetari, por humbje shtetërore dhe kombëtare nëse heshtim. Sot jam në Hamburg duke mbështetur kombëtaren nga tribunat, me tifozët. Krenarisht festojmë përsëri me shqiponjën dhe askush nuk mund të më ndalojë deri në vdekje”, shkruan media serbe.

arlind sadikuSerbishqiponje

Më shumë nga Sport

  • 17:34Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë, zbulohet data e seancës
  • 17:33S’i zgjati shumë, Astrit Fazliu dorëhiqet nga pozita e trajnerit të Dinamo Ferizajit
  • 16:40Prishtina e fortë edhe me juniorë, fiton bindshëm ndaj Ferizajt dhe merr kreun e tabelës
  • 16:24UEFA i thotë Federatës irlandeze se nuk mund ta hetojë një akuzë për racizëm ndaj Izraelit
  • 16:06Lajm i mirë për Real Madridin, Rodrygo rikthehet në stërvitje