Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit.Ekipit të Lirisë iu anulua një gol i Dijar Nikqit, shkaku i një fauli në sulm Pas ndeshjes, sulmuesi i Lirisë, Liridon Fetahaj ka reaguar në rrjetet sociale, për golin e anuluar.“Anulo golin atje, anulo golin këtu”, shkroi Fetahaj, duke aluduar edhe në golin e anuluar në duelin e parë në Vushtrri që përfundoi 1-1. “Faleminderit tifozeria prizrenase dhe Arpagjikt për përkrahjen e madhe. Rruga është e gjatë”, vazhdoi Fetahaj.