Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Agim Ademi me një thirrje për shqiptarët nga të gjitha trevat

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 18:41
Agim Ademi me një thirrje për shqiptarët nga të gjitha trevat

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë një thirrje të veçantë, për të gjithë shqiptarët, nga të gjitha trevat.

Në një intervistë për “Radio Kosova”, i pari i futbollit kosovar i ka ftuar të gjithë shqiptarët, kudo që janë, që ta përkrahin kombëtaren e Kosovës të martën e 31 marsit.

Bëhet fjalë për ndeshjen e madhe ndaj Turqisë – më të madhen në historinë e Kosovës – e cila luhet në kuadër të finales së “play-offit” për kualifikim në Botërorin e vitit 2026.

“Shpresoj të kemi shqiptarët nga të gjithë trevat sepse të martën Kosova, shpresoj dhe besoj do të bëjmë historinë. Ta bëjmë krenar këtë popull. Biletat janë shitur brenda dy orëve. Fatkeqësisht kanë qenë afro 10 mijë bileta sepse të tjerat kanë qenë për turqit”, ka thënë fillimisht Ademi për “Radio Kosova”.

Tutje, ai kërkoi përkrahje, teksa u ‘arsyetua’ për dhënien e biletave ndaj tifozëve turq.

“Rregullat e UEFA-s për eliminatorët është që të ketë më shumë turq, prandaj është dashur t’iu japim. Të përkrahim shtetin në këtë ditë sepse në 90 minuta do të vendoset nëse jemi pjesë e arenës botërore ose jo”, tha tutje ai.

Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet më 31 mars, e martë, në “Fadil Vokrri”, dhe fituesi i përballjes do të luajë në Kupën e Botës gjatë verës, në SHBA, Kanada e Meksikë

agim ademi

Më shumë nga Sport

  • 17:46Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta rreth fotove virale të yllit të Spanjës dhe vajzës misterioze me bikini
  • 17:17Barcelona konfirmon lëndimin e Bardghjit, do të mungojë gjatë
  • 17:17Enrique: Duam ta barazojmë rekordin e Real Madridit për të fituar 3 Liga të Kampionëve radhazi
  • 16:05Zyrtare: Drita prezanton mesfushorin shqiptar, Rroca largohet nga futbolli turk
  • 16:00Zhegrova bën paraqitje të mirë në miqësoren e Juventusit