Lajme

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, Hovenier: S’është sinjal për rëndësinë që ka Kosova për politikën amerikane

Vetë ish-ambasadori Jeff Hovenier, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se fakti që SHBA ka nominuar emrat për Serbi, Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë dhe jo për Kosovën, nuk është reflektim i rëndësisë që Kosova ka për Amerikën.

Sipas diplomatit amerikan, përzgjedhja e një emri për ambasador është çështje tejet burokratike dhe mund të marrë shumë kohë.

Hovenier këshillon që të mos i jepet më shumë vëmendje sesa duhet kësaj çështjeje në këtë moment.

“Do të këshilloja të mos i jepet shumë rëndësi mungesës së një nominimi për Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë në këtë moment. Procesi i përzgjedhjes, verifikimit dhe nominimit formal të një ambasadori përfshinë shumë hapa burokratikë dhe shpesh mund të zgjasë mjaft kohë. Fakti që së fundmi janë shpallur kandidatë për Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën thjesht pasqyron fazën në të cilën ndodhen ato kandidatura të veçanta në proces. Kjo nuk duhet të interpretohet si një sinjal për rëndësinë që Kosova ka në politikën e SHBA-së.”, ka thënë Hovenier për Gazetën Express.

Megjithatë për këtë çështje ka shfaqur shqetësim të madh kongresisti amerikan, Ritchie Torres. Në një përgjigje për Express të mërkurën, Torres ka thënë së Administrata e Trump ka bërë gabim të rëndë që nuk ka nominuar një ambasador për Kosovën dhe ka kërkuar që të veprohet në drejtim të caktimit të një emri.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button