Lajme
Sami Lushtaku padit Albin Kurtin: Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Shkrimi i tij:
Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj meje.
Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta.
Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit!
SL