Lajme
Nesër tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas njoftimit, tërheqja e shortit do të mbahet më 16 maj 2026, në ora 11:00, në Swiss Diamond Hotel.