Sami Lushtaku del me thirrje pas paraqitjes në Polici
Sami Lushtaku ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit, duke deklaruar se ai i përgjigjet “Republikës, kombit dhe Zotit”, ndërsa theksoi se gjithmonë i është përgjigjur drejtësisë dhe institucioneve të Kosovës.
Lushtaku tha se i respekton institucionet për të cilat, sipas tij, ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë luftuar dhe sakrifikuar gjithçka.
Në reagimin e tij, ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se “nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë” dhe se “Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht”.
“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit.
Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë.
I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka.
Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës.
Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!
SL”, shkroi lushtaku