Ushtria izraelite thotë se ka përfunduar fazën e parë të tërheqjes së saj nga Gaza, megjithëse trupat izraelite ende mbajnë të pushtuar afërsisht gjysmën e territorit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur rreth fazave të ardhshme të planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gaza.
Trumpi tha se beson që armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit do të “mbahet” sepse “të gjithë janë të lodhur nga luftimet”.
Kreu i shtetit amerikan gjithashtu thotë se Hamasi aktualisht po mbledh pengjet “tani”, duke shtuar “ata janë në disa vende mjaft të vështira”.
