Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vuçiq i shkruan Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 21:09
Vuçiq i shkruan Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar urime presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, duke shprehur dëshirat për paqe dhe rimëkëmbje të vendit.

Në letrën e tij, Vuçiq thekson se Serbia respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Serbia respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe, në përputhje me të, integritetin territorial të Ukrainës”, thuhet në letrën e presidentit serb.

Vuçiq ka deklaruar gjithashtu se Serbia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës.

Zelensky e ka falënderuar publikisht Vuçiqin për urimet, duke e veçuar pikërisht qëndrimin e Serbisë ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

“E vlerësoj mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe përkushtimin ndaj parimeve të Kartës së OKB-së. Jam mirënjohës ndaj Serbisë dhe popullit serb për mbështetjen e tyre humanitare për Ukrainën gjatë kësaj kohe të vështirë", ka shkruar Zelensky.

Ky qëndrim i Vuçiqit për integritetin territorial të Ukrainës vjen në një kohë kur Serbia vazhdon të mbajë marrëdhënie të afërta me Rusinë, ndërsa njëkohësisht synon avancimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

ukrainësterritorialserbia

Të ngjashme

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

12:02
Kamberi: Serbia financon serbët në Kosovë, por bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

Kamberi: Serbia financon serbët në Kosovë, por bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

22:13
Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë

12:49

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:29Trump reagoi pasi Guilfoyle dha dorëheqje si ambasadore amerikane në Greqi
  • 23:02Papa Leo diagnostikohet me kancer të mushkërive
  • 19:07Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
  • 18:55Zvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë
  • 18:43Tentimi i Vuçiqit dhe Dodiku për ta ruajtur pushtetin, analistët: Serbia dhe Republika Srpska po trajtohen si prona private