Një ushtar izraelit u vra nga një sulm i Hamasit me snajper të mërkurën në Qytetin Gaza, ka njoftuar ushtria izraelite.
Ushtari i vrarë u identifikua si Chalachew Shimon Demalash, 21 vjeç, anëtar i Batalionit 932 të Brigadës “Nahal”, nga Beersheba, shkruan gazeta “The Times of Israel” .
Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, ushtari ishte duke bërë rojë në një kamp ushtarak, kur u godit nga zjarri prej snajperit të Hamasit.
Vdekja e tij e çon në dy numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë izraelitë në ofensivën e re në Qytetin Gaza.
Ushtria izraelite në fillim të javës njoftoi se Major Shahar Netanel Bozag ishte ushtari i parë që u vra në ofensivën e re.
Pak para fillimit të kësaj ofensive, të enjten e javës së kaluar, ushtria izraelite njoftoi se i ishin vrarë katër ushtarë, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin në qytetin Rafah të Gazës ra në një mjet shpërthyes.