Edhe një gazetar tjetër, ka vdekur si pasojë e sulmit të sotëm në Spitalin Nasser nga Izraeli.
“BBC” raporton se bëhet fjalë për gazetarin Ahmad Abu Aziz, nga rrjeti “Quds Fed” i cili humbi jetën nga plagët e marra, duke e çuar në pesë numrin e gazetarëve të vrarë në sulmin e kësaj të hëne.
Izraeli sulmoi këtë mëngjes Spitalit Nasser në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku deri më tani flitet për rreth 20 viktima, ndërsa numri i tyre pritet të rritet edhe më shumë. Mes tyre u raportua se kishin humbur jetën katër gazetarë të mediave prestigjioze ndërkombëtare.
Mes të vdekurve ishte kameramani Hussam al-Masri, i cili punonte për agjencinë e lajmeve “Reuters“. Sipas “Reuters“, ai u vra në sulmin ndaj spitalit ndërsa po transmetonte në transmetim “live” imazhet e sulmit të parë. Si pasojë, imazhet e transmetimit u ndalën papritur derisa më pas u kuptua arsyeja pse kishte ndodhur kjo ndërprerje.