Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vajza e mbyti me tel babanë, flet kryeplaku i fshatit: E goditën para syve të mi

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 16:49
Vajza e mbyti me tel babanë, flet kryeplaku i fshatit: E goditën para syve të mi

Kryeplaku i fshatit, Irakli Zarka, shprehet i tronditur nga ajo që ndodhi dhe rrëfen se Anesti Rama kishte jetuar në kushte tejet të vështira ekonomike.

Jetën e kishte nisur si bari me dhi, kishte punuar si punëtor krahu në Greqi për disa vite dhe së fundmi, punonte në një fermë blegtorale në zonë. Sipas tij, Rama nuk kishte asnjë jetë sociale, dhe gjithë jeta e tij kufizohej mes punës dhe shtëpisë.

“Ngjarjen e mora vesh nga shefi i zonës i cili më tha që Anesti Rama është mbytur nga çupa dhe gruaja. Shkoj atje tek shtëpia dhe shof që ishin prezent ata të krimeve. Dëgjoja nga njerëzit që thoshin se i ka rënë infrakt dhe ka vajtur te morgu i Fierit.

Nesti si banor i fshatit ka qenë djalë i urtë, punëtor. Ishte ca kohë në Greqi pasi e mori vëllai i madh. Punoi andej, bëri shtëpitë. Pastaj kishte ca dhi, punonte. Kurse këtu nuk e trajtonin mir këto. Ka vite që më ankohej dhe më thoshte se nuk më trajtojnë mirë, as për të ngrënë si jepnin. I thoshin ik nga shtëpia jonë. Kam vajtur dhe unë kushedi sa herë, edhe policia, ishin të pa bindura. Na ka ardhur shumë keq se ishte gjynah. Ai trajtohej me ndihmë ekonomike, merrte 30 mijë lekë.

Kryeplaku rrëfen më tej se i kishte ofruar ndihmë familjes duke sugjeruar që nëna dhe vajza të punësoheshin në një këpuctari, por ato kishin refuzuar.

Na dhanë një urdhër që këta që janë me ndihmë ekonomike, nëse duan që të punojnë në këpuctari, t’u hiqej ndihma ekonomike dhe të punojnë. Vajta te shpia dhe nuk donin as vajza dhe as nëna e saj. Nuk vajtën në këpuctari por mbajtën 30 mijë lekshin. Donin të rrinin në shtëpi dhe të mos punonin. Punonte Nesti i shkretë. Ato e kishin mendjen për të ndenjur në shtëpi dhe të shikonin telenovela. Nesti ishte i përsosur. Nuk e di pse e trajtonin aq keq.

Vajza mbaroi shkollën 8-vjeçare, e martuan por rrinte me të ëmën. Nesti ishte tip i mbyllur, nuk dilte me shoqëri. Vazja tjetër është jashtë shtetit, e martuar”, tha kryeplaku i fshatit.

Zarka shton se ndonëse dhuna ndaj Anesti Ramës ishte e vazhdueshme, mënyra brutale e përfundimit të jetës së tij nuk e ka habitur.

“Ashtu si silleshin ato, e prisnim një fund të tillë. Ka pasur një rast kur Nesti ishte në Greqi dhe të dyja shkonin nëpër dyqane dhe blinin me të shkruar. Kishin marrë shumë lekë, afro 400 mijë. Më vonë vjen e më ankohet mua si kryeplak Nesti dhe më thotë se ka gjetur belanë se ato duan lekë. Pas kësaj vajta tek shtëpia e tyre, i pyeta pse e kanë bërë diçka të tillë dhe e goditën Nestin para syve të mi, aq të poshtëra janë. I drejtoheshin Nestit: “Pse i the kryeplakut”, dhe e goditën. Na ka ardhur vërtet shumë keq”, thekson kryeplaku Irakli Zarka

Ndërkohë, Anesti Rama është përcjellë sot për në banesën e fundit. Vajza tjetër e viktimës, e ardhur nga Italia, e shprehu dhimbjen e saj jashtë kamerave, duke thënë se “kjo derë u mbyll përgjithmonë.”/Euronews Albania

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:15Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trump për bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosovën e Shqipërinë
  • 23:32Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kah Dhërmiu
  • 23:15Putin: Ukraina hapi 'kutinë e Pandorës'
  • 20:44Serbia po digjet – BE i dërgon helikopterët
  • 18:26Carney përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trumpit