Të 20 personat që gjendeshin një aeroplanin transportues ushtarak të Turqisë, që u rrëzua në Gjeorgji teksa po kthehej nga Azerbajxhani, janë vrarë thanë autoritetet turke më 12 nëntor, një ditë pas incidentit.
“Bashkëluftëtarët thanë u martirizuan më 11 nëntor 2025, kur aeroplani ynë transportues ushtarak C-130, që ishte nisur nga Azerbajxhani për t’u kthyer në Turqi, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Yaser Guler, përmes një postimi në X, ku publikoi 20 fotografi të të vrarëve.
Rrëzimi i fluturakes ishte konfirmuar më herët nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dhe ajo e Brendshme e Gjeorgjisë. Autoritetet thanë se aeroplani u rrëzua rreth 5 kilometra larg nga kufiri i Gjeorgjisë me Azerbajxhanin.
Autoritetet turke dhe gjeorgjiane raportohet se kanë nisur inspektimet në vendngjarje, në komunën Signagi në qarkun Kaketi të Gjeorgjisë, njofton rel.
