Turqia rrëzoi një dron që iu afrua hapësirës së saj ajrore nga Deti i Zi, tha ministria e mbrojtjes.
Incidenti vjen pas paralajmërimit të Turqisë javën e kaluar për përshkallëzim në Detin e Zi, pas sulmeve ruse ndaj porteve ukrainase që dëmtuan tre anije mallrash në pronësi turke.
Në një deklaratë, ministria tha se avionë luftarakë F-16 turq dhe të NATO-s u vunë në gatishmëri për të siguruar hapësirën ajrore turke pas zbulimit të dronit, raporton Reuters .
