Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Përhapen 14 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Shqipëri, pesë vijojnë të jenë aktive

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 11:16
Përhapen 14 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Shqipëri, pesë vijojnë të jenë aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të monitorohet nga strukturat e emergjencave, ndërsa gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbeten ende aktive.

Për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar 182 forca operacionale, 19 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 1 avion i Forcës Ajrore.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrjet janë përqendruar në disa zona problematike, përfshirë Dajtin, fshatin Riban në Mallakastër, Shqiponjën në Prrenjas, Vërzhezhën në Skrapar, Krekëzin në Himarë, si dhe zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull.

Në Riban të Mallakastrës, falë ndërhyrjes së forcave nga toka dhe ajri, është eliminuar rreziku për zonat e banuara. Si masë parandaluese, 15 familje u evakuuan përkohësisht.

Nga vatrat e zjarrit të shuara janë prekur rreth 1.5 hektar sipërfaqe me barishte, shkurre dhe bimësi pyjore, ndërsa dëmet nga vatrat aktive vijojnë të jenë në proces vlerësimi.

Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e operacioneve për menaxhimin e zjarreve në të gjithë territorin.

aktivevatra

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:14‘Mandati i tretë’, Trump liston 25 arritjet kryesore: Nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit
  • 16:02Presidenti i Finlandës paralajmëron popullin: Përgatituni për sulme ruse me dronë dhe sulme hibride
  • 15:58Kuba goditet nga një tjetër ndërprerje masive e energjisë, miliona njerëz mbesin pa rrymë
  • 15:00Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
  • 11:19Shqipëria i bashkohet vendeve që eksplorojnë Hënën dhe Marsin