Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Turqia ia bllokon chatbot-in Muskut pas ofendimeve ndaj Erdoganit, nënës së tij dhe Ataturkut

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 12:06
Turqia ia bllokon chatbot-in Muskut pas ofendimeve ndaj Erdoganit, nënës së tij dhe Ataturkut

Një gjykatë turke ka urdhëruar të mërkurën ndalimin e qasjes në chatbot-in e inteligjencës artificiale Grok të Elon Musk nga territori i Turqisë, pasi dyshohet se platforma ka shpërndarë përmbajtje fyese ndaj presidentit të Turqisë dhe disa figurave të tjera.

AP raporton se chatboti, i zhvilluar nga kompania e Musk, xAI, ka postuar shprehje vulgare ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nënës së tij të ndjerë dhe figurave të tjera publike, ndërsa i përgjigjej pyetjeve të përdoruesve në rrjetin social X. Ndërsa, media të tjera turke poashtu kanë raportuar se Grok kishte përdorur komente fyese edhe ndaj themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk dhe profetit Muhammed.

Bëhet e ditur se këto komente kanë shkaktuar reagim të menjëhershëm në opinionin publik në Ankara, i cili ka kërkuar vendosjen e kufizimeve sipas ligjit turk të internetit, duke përmendur një kërcënim ndaj rendit publik.

Incidenti është pjesë e një vazhde raportimesh që janë bërë në lidhje me Grok, që dyshohet se ka sjellë përgjigje “politikisht të pasakta” dhe ofendime të ndryshme ndaj figurave.

Ndërkohë, në përgjigje të polemikave në rritje, platforma X ka thënë se ishte në dijeni të postimeve të fundit dhe kishte marrë masa të menjëhershme për të hequr përmbajtjen e papërshtatshme.

“Që kur u informuam për përmbajtjen, xAI ka marrë masa për të ndaluar gjuhën e urrejtjes përpara se Grok të postojë në X,” ka thënë kompania në një deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:35Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin
  • 14:08Stuhia Tajfuni “Dolphin” godet Japoninë, gjashtë të plagosur dhe mbi 50 mijë ndërtesa pa energji
  • 09:05Mbi 4 mijë raste me Ebola në Kongo, 1,850 të vdekur
  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth
  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore