Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shoferi pësoi goditje në tru gjatë vozitjes, dy pasagjerë shmangin tragjedinë në Suedi

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 22:42
Shoferi pësoi goditje në tru gjatë vozitjes, dy pasagjerë shmangin tragjedinë në Suedi

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në Suedi, pasi shoferi i një autobusi me rreth 50 pasagjerë humbi ndjenjat gjatë lëvizjes në autostradë.

Dy pasagjerë ndërhynë në momentet kritike dhe arritën të ngadalësojnë autobusin.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Smaland, pranë qytetit Jonkoping, ndërsa autobusi po udhëtonte në autostradë.

Shoferi papritur ka humbur ndjenjat, ndërsa këmba e tij ka mbetur mbi pedalin e gazit. Autobusi vazhdoi të lëvizte me rreth 90 kilometra në orë, pa kontroll.

Tilda Ivarsson Wirehn, 28 vjeçe, e cila ishte ulur në pjesën e përparme të autobusit, ishte e para që kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.

Ajo tregoi për gazetën suedeze “Dagens Nyheter” se autobusi fillimisht pothuajse doli nga rruga, ndërsa shoferi arriti ta korrigjonte drejtimin.

Pak më vonë, ai hapi dritaren e kabinës dhe më pas u rrëzua me kokë mbi timon, shkruan Bild

“Të gjithë në autobus bërtitën dhe thërrisnin: ‘Zgjohu, zgjohu!’, por ai nuk reagoi”, tregoi 28-vjeçarja.

Në momentet e panikut, dy pasagjerë, Maria Hjelte, 63 vjeçe, dhe Niranjan Nithyanandam, u nisën menjëherë drejt pjesës së përparme për të ndihmuar.

Maria e pa se shoferi ishte pa ndjenja, ndërsa së bashku me Niranjanin tentuan të merrnin kontrollin e autobusit.

Niranjan u përpoq të arrinte frenat, por nuk mundi ta largonte shoferin, i cili ishte ende i ulur në pozicionin e drejtimit.

Autobusi vazhdoi kështu të lëvizte me shpejtësi dhe kaloi nga njëra anë në tjetrën të autostradës.

Në një moment, dy pasagjerët arritën ta drejtonin autobusin drejt barrierës së mesit të autostradës.

Përplasja me barrierën bëri që autobusi të ngadalësohej ndjeshëm.

Gjithashtu, nga goditja, këmba e shoferit dyshohet se u largua nga pedali i gazit. Autobusi më në fund u ndal.

Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, shoferi kishte rifituar vetëdijen dhe ishte në gjendje të komunikonte. Ai u dërgua me ambulancë në spital.

Policia suedeze bëri të ditur më vonë se shoferi mund të kishte pësuar goditje në tru.

“Isha e sigurt se do të vdisnim”

Tilda, e cila kishte parë momentin kur shoferi u rrëzua, filmoi disa prej momenteve dramatike në autobus.

“Isha plotësisht e sigurt se do të vdisnim”, deklaroi ajo, duke treguar se kishte marrë telefonin për të regjistruar atë që po ndodhte.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin Lindor të Suedisë, Mats Pettersson, vlerësoi lartë veprimin e dy pasagjerëve.

“Ndërhyrja e tyre ishte fantastike. Nuk dua të mendoj se çfarë do të kishte ndodhur ndryshe. Në autobus kishte edhe shumë fëmijë”, tha Pettersson.

Falë reagimit të shpejtë të dy pasagjerëve, një aksident potencialisht katastrofik u shmang.

shoferipasagjerëautobusi

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil